Flash News

Bota

Forcat speciale ukrainase, sulm me helikopter në Pokrovsk, Rusia vret 11 ushtarë

Forcat speciale ukrainase, sulm me helikopter në Pokrovsk, Rusia vret 11

Forcat ushtarake ruse kanë njoftuar se kanë penguar një përpjekje të forcave speciale ukrainase për të transportuar ushtarë me helikopter në qytetin Pokrovsk, në Ukrainën lindore, duke vrarë 11 persona në bord, sipas Ministrisë Ruse të Mbrojtjes.

Sipas deklaratës ruse, operacioni ukrainas kishte për qëllim të pengonte përparimin e mëtejshëm të trupave ruse në zonë. Rusia synon të marrë nën kontroll të gjithë rajonin e Donbasit, që përfshin Luhanskun dhe Donetskun, ndërsa Ukraina ende kontrollon rreth 10% të territorit të Donbasit.

Qyteti i Pokrovsk, të cilin mediat ruse e përshkruajnë si “portë hyrëse për në Donetsk”, dhe Kostyantynivka në verilindje, janë pika strategjike që do t’i jepnin Rusisë mundësinë të lëvizte drejt qyteteve më të mëdha ukrainase, Kramatorsk dhe Sloviansk.

Ukraina kishte vendosur më parë forca speciale në Pokrovsk, duke përdorur një helikopter UH-60 Black Hawk. Video të postuara në rrjetet sociale tregojnë ushtarë ukrainas duke zbritur në terren.

Të fundit