Flash News

Bota

Forcat ushtarake të SHBA-së dhe NATO-s largohen nga epiqendra e luftës kundër talibanëve e al-Kaidës

Forcat ushtarake të SHBA-së dhe NATO-s largohen nga epiqendra e

Forcat e fundit të SHBA-së dhe NATO-s janë larguar nga baza ajrore Bagram në Afganistan, epiqendra e luftës kundër talibanëve dhe al-Kaidës për rreth 20 vjet.

Kjo lëvizje mund të sinjalizojë se tërheqja e plotë e forcave të huaja nga Afganistani është e afërt. Presidenti Joe Biden ka thënë që forcat e SHBA-së do të largohen përfundimisht deri në 11 shtator.

Por tërheqja nga baza në veri të Kabulit, vjen ndërsa kryengritësit tallibanë vazhdojnë të përparojnë në shumë pjesë të Afganistanit.

Afati i 11 shtatorit shënon edhe përvjetorin e sulmeve të al-Kaidës në Amerikë në 2001, i cili vrau gati 3,000 njerëz.

Burimi: BBC

Të fundit