Flash News

Bota

Foto/ Nis korrja e grurit në Ukrainë, eksportet rriten me 22.7% në korrik

Foto/ Nis korrja e grurit në Ukrainë, eksportet rriten me 22.7%

Eksportet e grurit nga Ukraina kanë rifilluar ditët e fundit, pasi Kombet e Bashkuara dhe Turqia ndërmjetësuan një marrëveshje për dërgesa të sigurta.

Fotografitë më poshtë tregojnë ukrainasit duke u përgatitur për këtë aktivitet në fshatin Zghurivka në rajonin e Kievit.

Foto/ Nis korrja e grurit në Ukrainë, eksportet rriten me 22.7%

Foto/ Nis korrja e grurit në Ukrainë, eksportet rriten me 22.7%

Mediat e huaja raportojnë se eksportet e drithërave, farave vajore dhe vajit vegjetal të Ukrainës u rritën 22.7% në korrik krahasuar me qershorin.

Kjo falë dërgesave më të larta të grurit dhe elbit, tha ministria e bujqësisë këtë mëngjes. Gjithashtu shtoi se vëllimi i korrikut përfshinte 412.000 ton grurë, 183.000 ton elb, 1.1 milion ton misër, 362.100 ton fara dhe tonazhe mallra të tjera.

Mbi 10 anije janë nisur nga portet e Detit të Zi që nga 1 gushti, me të parën që arriti në destinacionin e saj përfundimtar të Stambollit të hënën.

Të fundit