Flash News

Bota

Fotoja që bëri xhiron e botës, ambasadorja e Ukrainës vë duart në kokë pas debatit Zelensky-Trump

Fotoja që bëri xhiron e botës, ambasadorja e Ukrainës

Momenti kur ambasadorja e Ukrainës në SHBA, Oksana Markarova mëson se çfarë rrjedhe mori takimi mes presidentit ukrainas Volodymir Zelensky dhe atij amerikan Donald Trump, po bën xhiron e rrjetit.

Markarova shihet duke vënë dorën në kokë, teksa mëson se është anuluar konferenca e përbashkët mes dy presidentëve, pas bisedës së tensionuar të dy presidentëve brenda Zyrës Ovale.

Të dy udhëheqësit, së bashku me zëvendëspresidentin JD Vance, u angazhuan në një përplasje të tensionuar mbi natyrën e mbështetjes së SHBA për luftën e Ukrainës kundër Rusisë.

Pas takimit, i cili përfundoi para kohe, Zelensky u largua nga Shtëpia e Bardhë, ndërsa konferenca e planifikuar për shtyp, u anulua.

Zëvendës shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë Dan Scavino ndau një video të momentit, duke e përdorur atë për të tallur Zelenskyy.

Të fundit