Flash News

Bota

Franca konfirmon rastin e parë me variantin britanik të Covid-19

Franca konfirmon rastin e parë me variantin britanik të Covid-19

Franca ka konfirmuar rastin e parë në vend të variantit të ri të Covid-19 të identifikuar kohët e fundit në Britaninë e Madhe.

Ministria franceze e shëndetësisë tha se personi ishte një shtetas francez në qytetin qendror të Tours i cili kishte mbërritur nga Londra në 19 Dhjetor, raporton BBC

Ministria tha se ai ishte asimptomatik dhe aktualisht është vetizoluar në shtëpi. Shfaqja e variantit të ri të koronavirusit në Angli shkaktoi pezullim udhëtimesh me dhjetëra vende.  

Franca mbylli kufirin e saj por i dha fund ndalimit të saj të Mërkurën, duke siguruar që njerëzit të testohen negativisht para se të udhëtonin. Mijëra shoferë kamionësh kaluan ditën e Krishtlindjes në Kent duke pritur të kalonin Kanalin Anglez.

Të fundit