Flash News

Bota

Franca kontrolle kufitare për të ndaluar qytetarët të shkojnë në Zvicër

Franca kontrolle kufitare për të ndaluar qytetarët të
Në foto: Kryeministri francez Jean Castex gjatë intervistës për "BFMTV"

Në Francë do të nisin kontrollet kufitare për të mos lejuar francezët të shkojnë në shtetin fqinj, Zvicër, për skijim, ka thënë kryeministri i Francës, Jean Castex.

Castex ka thënë për kanalin 'BFMTV' se është detyra e tij që të mbrojë qytetarët, duke shtuar se secili që shkon në këtë shtet, do të përballet me masë të karantinës në kthim.

Franca, Gjermania dhe Italia janë duke ndaluar punën e teleferikëve në kohën e Krishtlindjes për të ndalur përhapjen e koronavirusit, ndërsa në Zvicër qendrat e skijimit mbeten të hapura.

Sezoni i skijimit për Krishtlindje dhe Vitin e Ri është periudhë e rëndësishme për ekonominë e shumicës së vendeve evropiane.

Të fundit