Flash News

Bota

Franca lehtëson kufizimet pas 6 muajsh bllokim, masat që do të ndryshojnë

Franca lehtëson kufizimet pas 6 muajsh bllokim, masat që do të
Foto ilustruese

Franca ka lehtësuar masat anti-Covid këtë të mërkurë. Baret dhe restorantet janë rihapur, por do të funksionojnë vetëm në mjediset e jashtme, raporton "France 24".

Gjithashtu do të rihapen edhe mjediset kulturore si teatrot, muzetë dhe kinematë por me kapacitet të pjesshëm. Franca është shteti më i goditur në Europë nga pandemia.

E mërkura shënon një fazë kryesore në planet e qeverisë për të rihapur gradualisht vendin, gjashtë muaj pasi u zbatua një bllokim i dytë. Vendi nuk do të mbyllet në orën 7 pasdite,  por lëvizja e lirë do të zgjatet deri në orën 21:00. Qeveria ka paralajmëruar se mund t'i ndryshojë masat, në rast se infeksionet fillojnë të rriten përsëri.

Të fundit