Flash News

Bota

Franca merr presidencën e BE-së në vitin e zgjedhjeve, flamuri i bllokut kthehet në "mollë sherri"

Franca merr presidencën e BE-së në vitin e zgjedhjeve, flamuri i

E djathta ekstreme e Francës pretendoi një "fitore të madhe patriotike" të dielën pasi zyrtarët hoqën një instalim të përkohshëm të flamurit të Bashkimit Evropian nga monumenti Arc de Triomphe. Vendosja e flamurit të BE-së në këtë monument historik shkaktoi zemërim midis rivalëve të krahut të djathtë të presidentit Emmanuel Macron.

Flamuri gjigant blu i BE-së u ngrit në vend të një flamuri francez natën e Vitit të Ri për të shënuar marrjen e presidencës së rradhës të BE-së nga Franca, të cilën ajo do ta mbajë për gjashtë muajt e ardhshëm.

Harku, një monument për nder të viktimave të luftës dhe monumente të tjera, duke përfshirë Kullën Eifel dhe Panteonin, u ndriçuan gjithashtu me drita blu në nderim të bllokut 27-vendesh, ku Franca është një ndër anëtarët themelues.

Por me zgjedhjet presidenciale të Francës më pak se katër muaj larg, rivalët e djathtë të Macron kapën heqjen e përkohshme të flamurit trengjyrësh, duke e quajtur atë një fyerje për trashëgiminë e Francës dhe veteranët e saj.

Kandidatja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen ishte e para që postoi në Twitter "zemërimin" e saj për ndryshimin e flamurit të shtunën, duke pretenduar se "ofendonte ata që luftuan për Francën" dhe duke u zotuar se do të paraqiste një ankesë në Këshillin e Shtetit, gjykatën më të lartë të Francës për çështje administrative.

Shpejt ndoqën këtë shembull edhe kandidatë të tjerë presidencialë, duke përfshirë ekspertin e medias së ekstremit të djathtë, Eric Zemmour, i cili e quajti instalimin si "fyerje" dhe kandidaten kryesore konservatore Valérie Pécresse, e cila akuzoi qeverinë për përpjekje për të "fshirë identitetin francez".

Kur flamuri i BE-së u hoq përfundimisht të dielën, Le Pen përshëndeti "një fitore të madhe patriotike", duke pretenduar në Twitter se një "mobilizim masiv" e kishte detyruar Macron të tërhiqej.

Duke refuzuar fjalët për një kthesë, një zyrtar në presidencën franceze tha se heqja e flamurit para agimit ishte "në përputhje me orarin e planifikuar", duke këmbëngulur se ndryshe nga dritat blu për monumentet, ai supozohej të ishte vetëm në Hark për dy ditë.

Burimi: France 24

 

Të fundit