Flash News

Bota

Franca miraton vaksinat për Covid-19 për fëmijët 5-11 vjeç

Franca miraton vaksinat për Covid-19 për fëmijët 5-11

Evropa po sheh edhe një herë një rritje të rasteve të COVID-19.

Në disa vende, rritja është komplikuar nga shfaqja e variantit të ri Omicron, i zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut.

Disa vende kanë ndërmarrë hapa që synojnë të pavaksinuarit, ndërkohë që programe të caktuara po zhvillohen gjithashtu në disa vende për të vaksinuar fëmijët e vegjël.

Autoriteti shëndetësor i Francës miratoi vaksinat për COVID-19 për fëmijët nga 5 deri në 11 vjeç.

Vendimi vjen pasi qeveria u bëri thirrje njerëzve që të testohen dhe t'i shmangin festat e vogla mes infeksioneve të larta për shkak të COVID-19.  

Në Paris, zyra e kryetarit të bashkisë njoftoi të shtunën (18 dhjetor) se fishekzjarret dhe koncertet e planifikuara në rrugën e famshme të Champs-Elysées për natën e Vitit të Ri janë anuluar. Kryeministri u kërkoi të gjithë kryebashkiakëve të tjerë që të konsiderojnë anulimin e planeve të tyre për festimet publike edhe më 31 dhjetor.

Franca tashmë mbylli klubet e natës nga e premtja (10 dhjetor) për katër javë në një përpjekje për të frenuar infeksionet në rritje të shpejtë të COVID-19.

Nga 15 janari, të gjithë të rriturit do të kenë nevojë për një vaksinë përforcuese të paktën shtatë muaj pasi të jenë vaksinuar plotësisht, në mënyrë që të mbajnë kartën e tyre shëndetësore. Nga mesi i dhjetorit, personat mbi 65 vjeç do t'ju duhet një për t'u zgjatur lejen e tyre shëndetësore.

Të fundit