Flash News

Bota

Franca ndërmjetëse, Macron kërkon zgjidhje për ngërçin mes Bullgarisë dhe RMV-së

Franca ndërmjetëse, Macron kërkon zgjidhje për

Presidenti i Francës Emmanuel Macron zhvilloi dje një bisedë me presidentin bullgar Rumen Radev dhe me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski.

Diskutimi u zhvillua në kuadër të përpjekjeve të udhëhequra nga Presidenca franceze e Këshillit të Bashkimit Evropian për të mbështetur kërkimin e zgjidhjes së mosmarrëveshjes mes dy vendeve, thuhet në komunikatën e presidentit francez, raporton EWB.

Bullgaria ka bllokuar konferencat e para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë që nga viti 2020. Takimi i qershorit i Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme do të vendosë mbi progresin e vendeve kandidate për në BE në proceset e tyre të anëtarësimit.

Sipas njoftimit për shtyp, Macron shprehu mbështetjen e tij të plotë për një marrëveshje mes dy vendeve, e cila do të kontribuonte në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe respektimin e të drejtave themelore të qytetarëve duke deklaruar se i përkasin komuniteteve të tjera ose pakicave.

Ai shprehu gjithashtu gatishmërinë për të mirëpritur në Paris, kur të vijë koha, autoritetet e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut me synimin për të përfunduar marrëveshjen e tyre dypalëshe.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski hodhi poshtë spekulimet se çështjet e hapura me Bullgarinë janë zgjidhur me dyer të mbyllura dhe theksoi se bisedimet vazhdojnë në nivel të ministrive të jashtme, gjë që u konfirmua gjatë fundjavës me takimet ministrore në Shkup.

Të fundit