Flash News

Bota

Francë/ Identifikohet autori i sulmit në Nisë, Macron: Nuk do të dorëzohemi kurrë

Francë/ Identifikohet autori i sulmit në Nisë, Macron: Nuk do

Brahim Aouissaoui është 21-vjeçari nga Tunizia që dyshohet si autori i sulmit në Nisë të Francës, ku të paktën tre persona mbetën të vdekur.  

21-vjeçari kishte një dokument të Kryqit të Kuq Italian, lëshuar pasi ai arriti në ishullin Italian të Lampedusa me një anije emigrantësh muajin e kaluar.

BBC shkruan se ai u qëllua nga policia dhe se është në gjendje kritike për jetën.

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se ishte një "sulm terrorist islamik", duke shtuar se numri i ushtarëve që po vendosen për të mbrojtur vendet publike, të tilla si kishat dhe shkollat, do të rritet nga 3,000 në 7,000.

Prokurorët anti-terror kanë hapur një hetim dhe Franca ka ngritur alarmin e saj të sigurisë kombëtare në një nivel të lartë.

Gjithashtu, një burrë 47 vjeçar që besohet të ketë qenë në kontakt me sulmuesin u arrestua nga policia të enjten, sipas mediave franceze.

Presidenti Macron tha se Franca "nuk do të dorëzohet kurrë". I dyshuari në sulmin në Nice u dëgjua vazhdimisht duke bërtitur "Allahu Akbar" para se të pushkatohej nga policia. Një Kuran, dy telefona dhe një thikë 30 cm (12 inç) iu gjetën  sulmuesit, tha kryeprokurori anti-terrorist Jean-François Ricard.

Ditën e djeshme tre persona u vranë brenda Bazilikës Notre-Dame, njërit prej të cilëve iu pre edhe koka.

Sulmi vjen disa ditë pas vrasjes së mësuesit francez Samuel Paty, të cilit iu pre koka në Paris këtë muaj nga një islamist i dyshuar, pasi ai përdori karikaturat e Profetit Muhamed në një klasë për lirinë e shprehjes.

Të fundit