Flash News

Bota

Francezët protestojnë për të dytën fundjavë radhazi kundër vaksinimit të detyrueshëm dhe lejes Covid-19

Francezët protestojnë për të dytën fundjavë

Dhjetëra mijëra protestuan në rrugët e Francës kundër vaksinimit të detyrueshëm për profesione të caktuara.

Kjo ishte fundjava e dytë radhazi që mijëra francezë tubuan kundër masave të qeverisë dhe lejes shëndetësore për të hyrë në restorante, bare dhe shume vende të tjera.

Leja vërteton nëse qytetari është vaksinuar plotësisht, është testuar negativisht gjatë 24 orëve të mëparshme ose është rikuperuar nga Covid-19 në gjashtë muajt e fundit.

Masa e re u njoftua javën e kaluar nga presidenti Emmanuel Macron në një përpjekje për të rritur vaksinimet, ndërsa vendi lufton me një rritje të rasteve me koronavirus.

Edhe në Londër qindra njerëz u mblodhën në qendër të qytetit, duke kundërshtuar lejet e vaksinave për të shkuar në një sërë vendesh.

Burimi: Euronews

Të fundit