Flash News

Bota

Frika nga sulmet ruse, BE planifikon mbështetje ushtarake për Moldavinë

Frika nga sulmet ruse, BE planifikon mbështetje ushtarake për

Bashkimi Evropian po shqyrton mundësinë për një mbështetje shtesë ushtarake për Moldavinë, për të parandaluar përhapjen e luftës ruse në shtetin fqinj të Ukrainës.

BBC raporton se gjatë një vizite në kryeqytetin moldav Kishinau, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha se BE po shikonte se si mund të forconte forcat e armatosura të vendit.

Deklaratat e tij vijnë pas disa shpërthimeve të pashpjegueshme të javës së kaluar në Transnistria, një rajon separatist i kontrolluar nga Rusia, i cili është pjesë e Moldavisë. Këto ngritën frikën se konflikti mund të përhapet.

Raportet e fundit të bazuara në burime të inteligjencës ukrainase sugjeruan se Rusia mund të sulmojë Moldavinë në përpjekje për të forcuar ofensivën e saj në Ukrainën jugperëndimore.

Të fundit