Flash News

Bota

Frika nga lufta bërthamore/ Ministri besnik i Putinit, me nënë ukrainase, mban një nga 3 kodet atomike

Frika nga lufta bërthamore/ Ministri besnik i Putinit, me nënë

“Nëse shpërthen Lufta e Tretë Botërore, do të ishte bërthamore dhe shkatërruese”, tha ministri i Jashtëm rus Lavrov në një intervistë për Al Jazeera duke shkaktuar shqetësim në mbarë botën.

Por si funksionon përdorimi i armëve bërthamore në Rusi?

Vetëm miratimi i presidentit Vladimir Putin nuk mjafton për të “shtypur butonin”.

Tre çelësa, tre kode nevojiten për të autorizuar një sulm atomik. Njëra është në duart e Putinit, e dyta është në duart e shefit të Mbrojtjes Valery Gerasimov dhe e treta është në duart e ministrit të Mbrojtjes, Sergej Shoigu. Nëse edhe një nga tre kodet nuk dërgohet, sulmi bërthamor anulohet.

Kush është Serghej Shoigu, njeriu pa përvojë ushtarake që mund të hedhë bombën atomike

Pra, një veprim bërthamor rus kalon domosdoshmërish për miratimin e Ministrit të Mbrojtjes Serghej Kuzugetovic Shoigu, një nga njerëzit besnikë të Putinit. Ai nuk ka përvojë ushtarake - është inxhinier civil - por është bërë një figurë qendrore e Kremlinit pas sukseseve në Krime (2014) dhe Siri.

Por kush është Shoigu? 66 vjeç, ai lindi në Kadan, në Rusinë Siberiane. Babai i tij ishte një gazetar dhe politikan dhe nëna e tij ishte nga Ukraina. I diplomuar për inxhinieri ndërtimi në Institutin Politeknik të Krasnoyarskut, ai nuk shërbeu kurrë në ushtri, megjithëse njihet për rikthimin e detyrimit për oficerët e shtabit të përgjithshëm për të veshur uniformën e fitores (uniforma sovjetike e vitit 1945). Në moshën 34-vjeçare, midis viteve 1988 dhe 1989, ai u bë sekretar i degës lokale të Abakan të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik.

Në vitet e tij si ministër i Mbrojtjes, Serghej Shoigu "nënshkruan" sukseset ushtarake të aneksimit të Krimesë në 2014, operacionet në Siri dhe tani ai është ndër drejtuesit e pushtimit rus të Ukrainës. Dihet pak për mendimin e tij politik: ai kurrë nuk mbajti anën e një partie midis konservatorëve dhe reformistëve, duke qëndruar gjithmonë në linjë me urdhrat e Putinit. Megjithatë, pas pushtimit të Krimesë, ai tha se "sovraniteti i Rusisë garantohet nga ushtria dhe flota e saj".  

Si ministër, Serghej Shoigu ndoqi një reformë të ushtrisë, duke krijuar forcat e hapësirës ajrore - duke kombinuar aeronautikën dhe hapësirën - dhe duke forcuar aspektin e teknologjisë së lartë të ushtrisë me një komandë të re për operacionet kibernetike. Brenda tij ai ishte një aleat i aftë i strategut të Putinit: kur politikat agresive kundër Krimesë provokuan sanksione perëndimore, ai u ofroi oligarkëve mundësinë për t'u rikuperuar me kontrata publike, duke bërë biznes në sektorin e mbrojtjes për të rindërtuar një kompleks të ri industrial ushtarak.

Miku i presidentit

Besnikëria ndaj Putinit është sigurisht figura që më së shumti e bën të njohur në rrethinat e Kremlinit. Ai shpesh përkufizohet si njeriu tek i cili presidenti mund të "mbështetet në çdo kohë". Mes ministrit dhe presidentit ka edhe një marrëdhënie të mirë personale, të dy kanë hobi të përbashkët si peshkimi dhe larja në lumenjtë e vendit.

Të fundit