Flash News

Bota

Frikë nga ndonjë virus i ri, OBSH-Ukrainës: Shkatërro patogjenët e krijuar në laboratorë

Frikë nga ndonjë virus i ri, OBSH-Ukrainës: Shkatërro

Ndërsa Rusia vazhdon pushtimin e saj, Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka "rekomanduar fuqimisht" Ministrisë së Shëndetësisë në Ukrainë që të shkatërrojë në mënyrë të sigurt "patogjenët me kërcënim të lartë" që mund të strehohen brenda laboratorëve të shëndetit publik të vendit.

Pushtimi rus i Ukrainës i vë objektet e shëndetit publik në rrezik të dëmtimit. Ngjashëm me vendet e tjera, shkencëtarët në Ukrainë ndonjëherë kryejnë kërkime që përfshijnë patogjenë për të kuptuar më mirë biologjinë e tyre, si përhapen dhe si mund të shkaktojnë sëmundje te njerëzit.

"OBSH gjithashtu promovon biosigurinë në laboratorë, p.sh. parandalimin e lëshimit aksidental ose të qëllimshëm të patogjenëve. Si pjesë e kësaj pune, OBSH i ka rekomanduar fuqimisht Ministrisë së Shëndetësisë në Ukrainë dhe organeve të tjera përgjegjëse që të shkatërrojnë patogjenët me kërcënim të lartë për të parandaluar çdo derdhje të mundshme”, tha zëdhënësi i OBSH-së Tarik Jašarević.

 

Të fundit