Flash News

Bota

Ftesë zyrtare për Merkelin, talebanët: Ka një vend të veçantë në Afganistan

Ftesë zyrtare për Merkelin, talebanët: Ka një vend të

"Ata duhet të vijnë dhe të vizitojnë vendin tonë, dhe atje sigurisht të jetë një vend i veçantë për Angela Merkel." Kështu janë shprehur talebanët për kancelaren gjermane, duke i bërë një ftesë të hapur për të vizituar Afganistanin.

Mediat e huaja raportojnë se, zëdhënësi i talebanëve Zabiullah Mujahid deklaroi se kërkojnë të kenë një marrëdhënie të mirë me Gjermaninë në mënyrë që qeveria t'iu ofrojë mbështetje në disa sektorë të vendit.

"Ne, para së gjithash, duam një marrëdhënie të mirë me Gjermaninë. Emirati Islamik do të jetë qeveria e dëshiruar e afganëve dhe ne duam që qeveria gjermane të ketë marrëdhënie më të mira të mundshme diplomatike me qeverinë e re. Ata duhet të vijnë dhe të vizitojnë vendin tonë, dhe atje sigurisht të jetë një vend i veçantë për Angela Merkel.

Së dyti, ne duam që Gjermania të na mbështesë dhe të na ndihmojë në sektorët humanitarë që mund të mbështeten nga qeveria gjermane. Për më tepër, ne kemi nevojë që ata të na ndihmojnë në sektorin e shëndetësisë, ne kemi nevojë që ata të na ndihmojnë në sektorin e arsimit, dhe ne kemi nevojë që ata të na ndihmojnë në sektorin e infrastrukturës. Ne besojmë se qeveria gjermane mund të na ndihmojë vërtet", është shprehur zëdhënësi i talebanëve.

Mëegjithëse Gjermania ende nuk e ka njohur qeverinë e re të talebanëve, Berlini ka ofruar ndihmë humanitare për vendin e goditur nga lufta.

Kancelarja gjermane Angela Merkel u fokusua më shumë në evakuuimin e afganëve më të përshtatshëm në Gjermani duke mbajtur njëkohësisht kontakte diplomatike me talebanët.

 

Të fundit