Flash News

Bota

Fundoset varka me emigrantë në Ishujt Kanarie, mbi 30 të vdekur, mes tyre edhe fëmijë

Fundoset varka me emigrantë në Ishujt Kanarie, mbi 30 të vdekur,

Më shumë se 30 emigrantë mund të jenë mbytur pasi varka e tyre u fundos në Oqeanin Atlantik pranë Ishujve Kanarie.

Walking Borders dhe Alarm Phone thanë se varka mbante rreth 60 persona.

Autoritetet spanjolle thanë se punonjësit e shpëtimit gjetën trupat e një të mituri dhe një burri dhe shpëtuan 24 persona të tjerë - por nuk e dinin se sa njerëz ishin në bord.

Helena Maleno Garzon, nga Ëalking Borders, tha se 39 persona ishin mbytur, duke përfshirë katër gra dhe një foshnjë, ndërsa Alarm Phone tha se 35 persona ishin të zhdukur. Të dyja organizatat monitorojnë varkat e migrantëve dhe marrin telefonata nga njerëzit në bord ose të afërmit e tyre.

Anija u mbyt rreth 100 milje në jug-lindje të Gran Canaria.

Të fundit