Flash News

Bota

Fundoset varka me emigrantë në Tunizi, 34 persona rezultojnë të zhdukur

Fundoset varka me emigrantë në Tunizi, 34 persona rezultojnë

Një varkë në brigjet e Tunizisë është përmbysur të premten teksa 34 emigrantë rezultojnë të zhdukur.

 Varka, e cila u nis të enjten nga rajoni Sfax për në bregdetin italian, mbante 38 persona m\ndërkohë Fauzi Mashmoudi njoftoi se katër nga pasagjerët u shpëtuan.

Sipas tij, të gjithë emigrantët në bordin e varkës ishin shtetas të vendeve të Afrikës Sub-Sahariane, një komunitet i shënjestruar nga presidenti tunizian Kais Sagitt disa javë më parë.  Organizata joqeveritare Alarm Phone, paralajmëroi se 40 persona rrezikojnë të mbyten në Mesdheun qendror.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni bënë thirrje për mbështetje për Tunizinë, e cila po përballet me një krizë të rëndë ekonomike, në mënyrë që të ndalet fluksi i emigrantëve në Europë.

Të fundit