Flash News

Bota

Fundoset varka në brigjet e Sirisë, humbin jetën të paktën 77 emigrantë

Fundoset varka në brigjet e Sirisë, humbin jetën të

Autoritetet siriane kanë gjetur trupat e të paktën 77 emigrantëve që ishin në bordin e një varke që u fundos pranë qytetit port të Tartus, tha të premten agjencia shtetërore e lajmeve siriane.

Varka besohet të jetë nisur nga qyteti bregdetar libanez i Minyeh të martën, duke transportuar emigrantë të kombësive të ndryshme me dsetinacion Italinë, tha Gjeneral Samer Kubrusli, drejtori i përgjithshëm i porteve të Sirisë, sipas agjencisë së lajmeve. Njëzet të mbijetuar po trajtoheshin në një spital, tha agjencia.

Ngjarja është cilësuar të ishte më vdekjeprurësja deri më sot në valën e vazhdueshme të migrimit detar nga Libani që është përshpejtuar gjatë viteve të fundit pasi vendi vuan nga një kolaps katastrofik financiar. Vlera e monedhës vendase është shkatërruar, duke lënë tre të katërtat e popullsisë të jetojnë në varfëri, sipas Kombeve të Bashkuara.

 

Të fundit