Flash News

Bota

Furnizoi Rusinë me drone kamikaze, BE bie dakord për sanksione ndaj Iranit

Furnizoi Rusinë me drone kamikaze, BE bie dakord për sanksione ndaj

Anëtarët e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për sanksione të reja kundër Iranit për furnizimin e dronëve që janë përdorur për të sulmuar Ukrainën, tha sot presidenca çeke e BE-së.

“Ambasadorët e BE-së ranë dakord për masat kundër subjekteve që furnizojnë dronët iranianë që goditën Ukrainën. Shtetet e BE-së vendosën të ngrijnë asetet e tre individëve dhe një entiteti përgjegjës për dërgesat me dron,” thuhet në njoftim.

BE-ja është “gjithashtu e përgatitur të zgjerojë sanksionet ndaj katër subjekteve të tjera iraniane që tashmë janë paraqitur në një listë të mëparshme sanksionesh”, përfundoi ai.

Irani ka mohuar në mënyrë të përsëritur furnizimin e Rusisë me armë për përdorim në Ukrainë, duke thënë javën e kaluar se "nuk e ka bërë dhe nuk do ta bëjë këtë".

Të mërkurën, zëdhënësja e BE-së Nabila Massrali tha se blloku kishte "prova të mjaftueshme" për të sanksionuar Iranin në lidhje me furnizimin me dron në Rusi, të cilët besohet se janë përdorur kundër Ukrainës.

Më herët këtë javë, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se gjithsej 37 drone iraniane Shahed-136 dhe tre raketa lundrimi të lëshuara nga Rusia u rrëzuan gjatë natës të së dielës dhe të hënën.

Burimi: CNN

Të fundit