Flash News

Bota

Furnizonte 1/3 e Europës; Europol shkatërron kartelin e kokainës, në pranga 49 persona

Furnizonte 1/3 e Europës; Europol shkatërron kartelin e kokainës,

Një "super kartel" droge që kontrollonte rreth një të tretën e furnizimit me kokainë në Evropë është çmontuar, ka njoftuar policia. I quajtur operacioni “Desert Light”, 49 persona u arrestuan në gjashtë vende evropiane, tha agjencia policore e BE-së, Europol.

Mes tyre ishte një shtetas britanik, i cili dyshohet se drejtonte operacionin. Mbi 30 ton drogë u kapën pas hetimeve dyvjeçare, tha Europol.

Operacioni “Desert Light” u realizua me bashkëpunimin e autoriteteve në Spanjë, Francë, Belgjikë, Holandë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) të punojnë së bashku për të shkatërruar kartelin, tha Europol në një deklaratë.

Europol tha se trafikantët kishin formuar një "rrjet kriminal në shkallë të gjerë të drogës dhe pastrimin e parave". Ai shtoi se shkalla e operacionit të drogës ishte "masive".

Kokaina e importuar nga Amerika e Jugut nëpërmjet Holandës ishte fokusi kryesor i hetimit dhe shumica e arrestimeve u bënë atje në vitin 2021.

Të tjerat u bënë në fillim të këtij muaji, midis 8-19 nëntorit, gjatë bastisjeve të koordinuara në gjashtë vendet e tjera, tha Europol.

Britaniku i dyshuar si drejtues i kartelit ishte arratisur në Dubai pasi më parë shmangu arrestimin në Spanjë, tha në një deklaratë Guardia Civil e vendit. Ai dyshohet se vazhdoi të drejtonte kartelin nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Burimi: BBC

 

Të fundit