Flash News

Bota

Fushata zgjedhore/ Trump "lë në baltë" Biden, mbledh më shumë se 50 milionë dollarë

Fushata zgjedhore/ Trump "lë në baltë" Biden, mbledh

Donald Trump siguroi më shumë se 50 milionë dollarë në mbledhjen e fondeve të fushatës së tij në Florida ditën e djeshme.

Ngjarja ishte cilësuar si kritike në garën për të siguruar donacione të mëdha që do të financojnë fushatën e kandidatit republikan në garën për Shtëpinë e Bardhë kundër demokratit Joe Biden.

Në Nju Jork në fund të marsit, presidenti demokrat Joe Biden mblodhi 25 milionë dollarë, një shumë “rekord”.

Por të shtunën e kaluar, stafi i Donald Trump njoftoi dyfishin e kësaj shume: më shumë se 50.5 milionë dollarë u mblodhën në pritjen për mbledhjen e fondeve në Palm Beach, jo shumë larg Mar-a-Lago

Të fundit