Flash News

Bota

Fyen e kërcënuan presidentin italian Sergio Mattarella/ 11 persona në hetim, mes tyre dhe shqiptarë

Fyen e kërcënuan presidentin italian Sergio Mattarella/ 11 persona
Sergio Mattarella

11 persona janë vënë në hetim nga pasi kanë fyer dhe kërcënuar presidentin italian Sergio Mattarella, mes tyre edhe 2 shqiptarë.

“Le të marrim armët, të shkojmë ta vrasim atë bir…”, “Të uroj çdo të keqe”, “Uroj të afrohet varrimi yt”, ishin këto disa prej komenteve.

Këto të fundit erdhën si reagim ndaj masave të vendosura në kuadër të pandemisë, raportojnë mediat.  

Prokuroria e Romës nisi hetimet, duke nisur nga blogeri, elektricisti e deri të kardiologët. Shqiptarët e vënë në hetim janë Arjan Karagjozi dhe Irena Salati, që tani duhet t’i përgjigjen akuzave për fyerje ndaj Presidentit të Republikës.

Ato janë shoqëruar në komisariat dhe i janë nënshtruar një kontrolli të kompjuterave, celularëve dhe profileve të tyre në rrjete sociale.

Të fundit