Flash News

Bota

G7 do të "shfuqizojë" varësinë energjetike ruse dhe fushata kundër elitave ruse

G7 do të "shfuqizojë" varësinë energjetike ruse

Udhëheqësit nga grupi i shtatë vendeve u takuan praktikisht sot për të përkujtuar fundin e Luftës së Dytë Botërore.

Në një deklaratë të përbashkët ata thanë: “77 vjet më vonë, Presidenti Putin, zgjodhi të pushtonte Ukrainën në një luftë të paprovokuar agresioni. Veprimet e tij sjellin turp për Rusinë dhe sakrificat historike të popullit të saj," thanë ata.

Udhëheqësit, të cilëve iu bashkua presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, u angazhuan për të "përfunduar" varësinë nga energjia ruse, përfshirë importin e naftës.

Ata u zotuan të përforcojnë izolimin ekonomik të Rusisë dhe të "ngrenw" një fushatë kundër elitave ruse që mbështesin presidentin Vladimir Putin.

Të fundit