Flash News
G7 i jep Ukrainës 50 miliardë dollarë duke përdorur asetet e ngrira ruse
Udhëheqësit e G7 kanë rënë dakord t'i japin Ukrainës 50 miliardë dollarë nëpërmjet përdorimit të aseteve të ngrira ruse deri në fund të vitit, tha presidenca franceze të mërkurën.
"Ne kemi një marrëveshje," tha një zyrtar i presidencës, përpara një samit qe mbahet neser në Itali dhe që do të fokusohet në mbështetjen e luftës së Kievit kundër pushtimit rus, shkruan Le Monde.
Udhëheqësit e G7 kishin synuar të bien dakord për një marrëveshje për përdorimin e fitimeve nga interesi në 325 miliardë dollarë të aseteve të ngrira të bankës qendrore ruse për të ndihmuar Kievin, duke përdorur fitimet si kolateral për një kredi deri në 50 miliardë dollarë.
Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky të enjten gjatë samitit të G7 në Pulia të Italisë. “Fillimisht kjo ishte një nismë amerikane”, tha zyrtari i presidencës franceze, duke shtuar se teorikisht kredia për Ukrainën do të shlyhej me “të ardhurat nga asetet e ngrira ruse”.