Flash News

Bota

G7 paralajmëron Rusinë: Sanksione ekonomike masive në rast sulmi ndaj Ukrainës

G7 paralajmëron Rusinë: Sanksione ekonomike masive në rast sulmi

Ministrat e financave të G7 kanë paralajmëruar sanksione të rënda ekonomike për Rusinë në rast se ndërmerr një sulm ndaj Ukrainës.

Sipas REL, krahas paralajmërimit për Rusinë, liderët e G7 në një deklaratë të përbashkët kanë premtuar edhe ndihmë për Ukrainën.

“Grumbullimi i vazhdueshëm ushtarak rus në kufijtë e Ukrainës është shkak për shqetësim të madh. Ne, ministrat e financave të G7-ës, theksojmë gatishmërinë tonë për të reaguar menjëherë dhe në mënyrë të vendosur për të mbështetur ekonominë ukrainase. Çdo agresion i mëtejmë nga Rusia ndaj Ukrainës do të pasohet me përgjigje të shpejtë, të koordinuar dhe të fuqishme”, u tha në deklaratën e përbashkët.

Pjesë e G7 janë Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Shtetet kanë deklaruar se bashkarisht janë përgatitur për të vendosur sanksione ekonomike dhe financiare masive që mund t’i shkaktojnë pasoja të menjëhershme ndaj ekonomisë ruse.

Ndërsa, më herët Ukraina paralajmëroi tërheqjen nga anëtarësimi në NATO për të shmangur një luftë të mundshme mes dy vendeve.

Të fundit