Flash News

Bota

"Gati të punojmë për paqe", reagon Musk: Duam vepra, jo fjalë

"Gati të punojmë për paqe", reagon Musk: Duam vepra,

Miliarderi Elon Musk, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të presidentit amerikan Donald Trump ka reaguar pas deklaratës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky për gatishmërinë për negociata paqeje nën udhëheqjen e presidentit amerikan, Donald Trump. 

“Veprimet janë më të rëndësishme se fjalët. Le ti shohim veprimet”, shkroi miliarderi në platformën X.

Kujtojmë se Zelensky shprehu angazhimin e fortë të Ukrainës për paqen dhe përfundimin e luftës që ka shkaktuar dhimbje dhe shkatërrim të madh për popullin ukrainas.

“Jemi të gatshëm të punojmë shpejt për të përfunduar luftën, dhe hapat e parë mund të jenë lirimi i të burgosurve dhe një armëpushim në ajër – ndalimi i raketave, dronëve me rreze të gjatë veprimi, bombave ndaj energjisë dhe infrastrukturës tjetër civile – dhe menjëherë një armëpushim në det, nëse Rusia bën të njëjtën gjë. Më pas duam të kalojmë shpejt përmes të gjitha fazave të tjera dhe të bashkëpunojmë me SHBA-në për të arritur një marrëveshje të fortë përfundimtare”, u shpreh presidenti ukrainas. 

Të fundit