Flash News

Bota

Gazetarët dhe stafi i New York Times hyjnë në grevë

Gazetarët dhe stafi i New York Times hyjnë në grevë

Qindra gazetarë dhe punonjës të tjerë në The New York Times hynë në një grevë 25 orëshe. Kjo është greva e parë e këtij lloji në gazetë për më shumë se 40 vjet, shkruan AP.

Punonjësit e redaksisë dhe anëtarët e tjerë të The NewsGuild of New York thonë se janë të lodhur nga “pazaret” dhe zvarritjet prej më shumë se një vitti.

Sindikata njoftoi javën e kaluar se më shumë se 1,100 punonjës do të bënin një ndalesë pune 24-orëshe duke filluar në orën 12:01 të mëngjesit të së enjtes nëse të dyja palët nuk arrijnë një marrëveshje kontrate.

NewsGuild shkroi në Twitter se “Nuk është kurrë një vendim i lehtë të refuzosh të bësh punën që të pëlqen, por anëtarët tanë janë të gatshëm të bëjnë atë që duhet për të fituar një redaksi më të mirë për të gjithë.”

Burimi: AP

 

Të fundit