Flash News

Bota

Raportonte gjatë ndeshjes Holandë-Argjentinë, ndërron jetë gazetari amerikan. Dyshimet e deritanishme

Raportonte gjatë ndeshjes Holandë-Argjentinë, ndërron

Gazetari amerikan i futbollit Grant Wahl ka ndërruar jetë pasi pësoi një atak të dukshëm në zemër në stadiumin Lusail, ku po mbulonte çerekfinalen e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Holandës të premten mbrëma.

Wahl, i cili ishte korrespondent për CBS Sports dhe shkroi një rubrikë të njohur të Substack, ishte 49 vjeç.

“E gjithë familja e Futbollit të SHBA-së është zemërthyer kur mësoi se ne kemi humbur Grant Wahl”, tha Federata e Futbollit të SHBA në një deklaratë. “Këtu në Shtetet e Bashkuara, pasioni i Grant për futbollin luajti një rol të madh në nxitjen e interesit dhe respektit për lojën tonë të bukur. Po aq e rëndësishme, besimi i Grant në fuqinë e lojës për të avancuar të drejtat e njeriut ishte dhe do të mbetet një frymëzim për të gjithë.”

Wahl ishte ulur në zonën e shtypit në shtresën më të lartë të stadiumit kur u rrëzua teksa luhej koha shtesë, duke nxitur gazetarët rreth tij të hiqnin karriget dhe të thërrisnin ndihmë mjekësore. Megjithatw, ai nuk ia doli. Wahl shkroi të hënën se ai kishte kryer një vizitë mjekësore në Katar pasi nuk u ndje mirë.

Të fundit