Flash News

Bota

Gazetari amerikan i sportit ndërron jetë teksa raportonte nga Katari

Gazetari amerikan i sportit ndërron jetë teksa raportonte nga Katari

Një gazetar i njohur futbolli nga Shtetet e Bashkuara ka ndërruar jetë teksa raportonte nga Kupa e Botës në Katar.

Grant Wahl, 48 vjeç, u rrëzua kur filloi koha shtesë në ndeshjen Argjentinë-Holandë mbrëmjen e djeshme, raporton BBC.

Raportet e para tregojnë se ai mund të ketë pasur një atak në zemër, por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Muajin e kaluar, Wahl u arrestua shkurtimisht nga autoritetet e Katarit pasi u përpoq të hynte në një stadium i veshur me një këmishë ylberi, në mbështetje të të drejtave LGBT.

Në një deklaratë, Federata e Futbollit të SHBA tha se ishte zemërthyer nga lajmi.

“Tifozët e futbollit dhe gazetarisë së cilësisë më të lartë e dinin se ne gjithmonë mund të mbështeteshim te Grant për të ofruar histori të detajuara dhe zbavitëse rreth lojës sonë dhe protagonistëve të saj kryesorë,” thuhet në deklaratë.

Të fundit