Flash News

Bota

Gazetari gjerman tregon çfarë i tha Zelensky: Po të mos isha President, do t'i bashkohesha Mbrojtjes Territoriale

Gazetari gjerman tregon çfarë i tha Zelensky: Po të mos isha

Para disa ditësh, gazetarë nga vende të ndryshme të botës zhvilluan takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Një prej gazetarëve ishte dhe gazetari gjerman i gazetës "Bild", Paul Ronzheimer.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka treguar bisedën që zhvilloi me Zelenskyn. Ronzheimer tregon se e pyeti presidentin ukrainas nëse kishte frikë se do të vritej. Dhe ai i është përgjigjur gazetarit gjerman duke i thënë se nëse nuk do iasha president, so t`i bashkohesha Mbrojtjes Territotiale.

"Unë thjesht isha ulur pranë Zelenskyy  gjatë një bisede për shtyp. Ai duket i lodhur, por i vendosur. 'Ne të gjithë duam të jetojmë', më tha Zelensky kur e pyeta nëse kishte frikë të vritej. Dhe tha: 'Po të mos isha President, do t'i bashkohesha Mbrojtjes Territoriale',"- shkruan gazetari Paul Ronzheimer.

Të fundit