Flash News

Bota

Gazetarja e Al Jazeera vritet nga të shtënat izraelite

Gazetarja e Al Jazeera vritet nga të shtënat izraelite

Forcat izraelite kanë qëlluar për vdekje gazetaren e Al Jazeera-s Shireen Abu Akleh në Bregun Perëndimor të pushtuar, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë.

Ajo u godit nga një plumb teksa mbulonte bastisjet izraelite në qytetin e Jeninit dhe u dërgua me urgjencë në spital në gjendje kritike, sipas Al Jazeera.

Ebu Akleh kishte veshur një jelekun me mbishkrimin e medias kur u vra. Ajo u deklarua e vdekur më vonë në spital.

Një tjetër gazetar i Al Jazeera, Ali Samoudi, u plagos pasi u qëllua në shpinë. Ai është në një gjendje të qëndrueshme dhe tha se nuk kishte asnjë luftëtar palestinez të pranishëm kur u qëlluan gazetarët, duke kundërshtuar drejtpërdrejt një deklaratë izraelite që i referohej kësaj mundësie.

Të fundit