Flash News

Kosova

Gazetarja ukrainase gjendet e pajetë në banesën e saj në Prishtinë

Gazetarja ukrainase gjendet e pajetë në banesën e saj në

Një lajm i trishtë ka mbërritur nga Prishtina, ku gazetarja ukrainase Olga Priadko është gjetur e pajetë në banesën e saj. Priadko, 51 vjeç, kishte jetuar në Kosovë për më shumë se dy vite bashkë me djalin e saj, Yaroslav, si pjesë e programit “Gazetarët në rezidencë – Kosova”, një iniciativë për mbështetjen e gazetarëve të prekur nga lufta në Ukrainë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF) kanë shprehur ngushëllime të thella për humbjen e saj, duke vlerësuar përkushtimin dhe profesionalizmin që ajo tregoi gjatë karrierës së saj.

Edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për këtë ngjarje tragjike, duke kujtuar forcën dhe kurajën e gazetares ukrainase. “Na pikëlloi lajmi për ndarjen nga jeta të gazetares Olha Priadko. Ajo dhe i biri i saj, Yaroslav, gjetën strehim në Kosovë për t’i shpëtuar tragjedisë së luftës në Ukrainë. Në këtë ditë plot dhimbje, me mendje dhe zemër jemi pranë Yaroslavit të vogël, familjarëve dhe miqve të Olhës,” ka shkruar Kurti në një mesazh në Facebook.

Priadko ishte një gazetare profesioniste dhe nënë e përkushtuar, e cila sfidoi vështirësitë e jetës duke ndërtuar një të ardhme të re në një vend të huaj. Lajmi për ndarjen e saj nga jeta ka tronditur komunitetin mediatik dhe më gjerë, duke lënë pas një boshllëk të thellë.

Familja, miqtë dhe kolegët e saj do të kujtojnë përherë kontributin e saj në gazetari dhe fuqinë e saj për të përballuar sfidat e jetës.

Të fundit