Flash News

Bota

Gazprom: Furnizimet e gazit “Nord Stream 1” do të reduktohen në 20% të kapacitetit

Gazprom: Furnizimet e gazit “Nord Stream 1” do të reduktohen

Gjiganti rus i energjisë Gazprom thotë se do të shkurtojë edhe një herë në mënyrë drastike furnizimet me gaz në BE përmes tubacionit të tij kryesor për shkak të punëve të mirëmbajtjes.

Gazprom tha se ndalimi i një turbine tjetër në tubacionin Nord Stream 1 do të reduktonte prodhimin ditor të gazit në 20%, duke përgjysmuar nivelin aktual të furnizimit.

Kompania tha se furnizimet e gazit përmes gazsjellësit që kalon në Detin Baltik nga Rusia në Gjermani do të bien në 33 milionë metra kub të mërkurën.

Ka të ngjarë ta bëjë më të vështirë për vendet e BE-së rimbushjen e rezervave të gazit përpara dimrit, shkruan BBC.

Tubacioni Nord Stream 1, i cili pompon gazin nga Rusia në Gjermani, ka funksionuar shumë nën kapacitet për javë të tëra dhe u mbyll plotësisht për një pushim 10-ditor të mirëmbajtjes në fillim të këtij muaji.

Rusia furnizoi BE-në me 40% të gazit të saj vitin e kaluar dhe BE-ja e ka akuzuar Rusinë për përdorimin e energjisë si armë.

Presidenti rus, Vladimir Putin paralajmëroi kohët e fundit se një turbinë e dytë që ka nevojë për riparim mund të çojë në një reduktim të mëtejshëm të furnizimit me gaz.

Të fundit