Flash News

Bota

Gjarpri futet në Parlament, deputetët ia mbathin nga salla

Gjarpri futet në Parlament, deputetët ia mbathin nga salla

Një gjarpër i vogël çoi në ndërprerjen e seancës së Dhomës së Popullit të Federatës së parlamentit të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Përpara se të fillonte seanca, deputetët vunë re një gjarpër të vogël që zvarritej në dyshemenë e sallës.

Përfaqësuesit u larguan nga salla dhe problemi u zgjidh nga një nga punonjësit e shërbimit teknik, i cili e kapi gjarprin me një leckë të zakonshme dhe e nxori jashtë.

Më vonë doli se ishte një gjarpër lumi jo-helmues që ndoshta kishte hyrë  përmes vrimave të ventilimit, sepse salla është në nivel me shtratin e lumit Miljacka, i cili është habitati i këtyre zvarranikëve.

Megjithatë, Tomislav Martinović, Kryetar i Parlamentit, vendosi ta shtyjë seancën derisa ambientet të inspektoheshin plotësisht dhe ‘të siguroheshin kushtet për punën e sigurt dhe të papenguar të degës legjislative’.

Ai kërkoi gjithashtu që Ministria e Brendshme e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës të kryejë një hetim. Ministri i Punëve të Brendshme të Entit, Ramo Isak, e quajti gjithçka një farsë para gazetarëve.

‘Një gjarpër i vogël për të penguar seancën, kjo është qesharake. Le të mos jemi mendjelehtë’, tha ai.

Të fundit