Flash News

Bota

Gjashtë luftëtarë të vrarë nga sulmi izraelit në Siri, shkatërrohen depot dhe objektet e prodhimit të raketave

Gjashtë luftëtarë të vrarë nga sulmi izraelit në
Foto Ilustruese

Gjashtë luftëtarë në Siri kanë mbetur të vrarë nga një sulm me raketë nga Izraeli. Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut tha më 25 dhjetor se sulmi izraelit i nisur në provincën e Hamas shkatërroi gjithashtu depot dhe objektet e prodhimit të raketave që u përkisnin milicive proiraniane.

Më parë agjencia zyrtare siriane e lajmeve SANA raportoi se raketat izraelite kishin shënjestruar zonën e Masyaf në Hama. Agjencia, duke cituar një burim ushtarak, shtoi se mbrojtja ajrore siriane kishte shkatërruar shumicën e raketave.

Izraeli akuzon Iranin për ndërtimin e pranisë së tij ushtarake në Siri dhe ka goditur vazhdimisht objektet, pozicionet dhe dërgesat e armëve të lidhura me Iranin dhe të destinuara për luftëtarët e Hezbollahut.

Që nga fillimi i këtij viti dhe deri më tani Izraeli ka kryer më shumë se 30 sulme ajrore në objektiva në të gjithë Sirinë, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut. 

Të fundit