Flash News

Bota

Gjenden të tjera dosje sekrete të Biden gjatë kohës kur ishte zëvendëspresident

Gjenden të tjera dosje sekrete të Biden gjatë kohës kur

Ndihmësit e presidentit amerikan Joe Biden kanë gjetur një grumbull të ri të dhënash të klasifikuara të qeverisë. Ky është një shqetësim politik në rritje për Shtëpinë e Bardhë.

Çështja është në shqyrtim nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë. Ish-presidenti Donald Trump po përballet me një hetim penal për keqpërdorimin e dosjeve të klasifikuara.

Nuk ishte ende e qartë të mërkurën se kur dhe ku u gjet grupi i dytë i dosjeve sekrete. Kujtojmë se fillimisht disa prej dokomenteve u gjetën në ish-zyrën e Biden.

Këto dokumente thuhet se përfshijnë memorandume të inteligjencës amerikane dhe materiale informuese në lidhje me Ukrainën, Iranin dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar ende. Gjatë konferencës së saj të përditshme për shtyp të mërkurën, sekretarja e shtypit e Biden, Karine Jean-Pierre nuk pranoi t'u përgjigjej pyetjeve në lidhje me dosjet e gjetura.

"Kjo është në shqyrtim nga Departamenti i Drejtësisë", tha ajo.

Më herët, Biden tha se ishte "i befasuar" nga zbulimi i të dhënave dhe po "bashkëpunonte" me shqyrtimin e departamentit të drejtësisë.

Ligji kërkon që të gjitha të dhënat e Shtëpisë së Bardhë, përfshirë ato të klasifikuara, t'i dorëzohen Arkivit Kombëtar të SHBA-së.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se avokatët e Biden njoftuan arkivat sapo gjetën materialet e klasifikuara në qendrën e mendimit dhe agjencia i mori ato të nesërmen në mëngjes.

Gushtin e kaluar, agjentët e FBI kontrolluan shtëpinë e paraardhësit të Biden në Florida dhe sekuestruan më shumë se 10,000 dosje që Trump nuk i kishte dorëzuar në Arkivin Kombëtar.

Departamenti i drejtësisë kishte lëshuar një thirrje për kthimin e dosjeve të ndjeshme përpara se FBI të shfaqej në Mar-a-Lago.

Më shumë se 300 dokumente me shenja të klasifikuara, duke përfshirë 18 të shënuara top sekret, u gjetën nga agjentët federalë nga klubi i golfit në Palm Beach.

Burimi: BBC

Të fundit