Flash News

Bota

Gjenden 12 emigrantë të pajetë nga i ftohti në Turqi

Gjenden 12 emigrantë të pajetë nga i ftohti në Turqi

12 emigrantë kanë humbur jetën nga i ftohti. Ata u gjetën të ngrirë në fshatin Paşaköy, më pak se 10 kilometra nga kufiri grek, pasi u kthyen mbrapa nga shteti helen, raporton AA.

Ministri turk i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu akuzoi BE-në për këtë se po tregohet çnjerëzore në lidhje me çështjen e emigrantëve.

"BE-ja është e pariparueshme dhe pa ndjenja njerëzore", tha Soylu.

Ai shtoi se derisa forcat greke vepruan si "banditë" kundër viktimave. Ekipet turke po vazhdojnë të kryejnë misione kërkimi dhe shpëtimi në zonë për emigrantët që mund të kenë nevojë për ndihmë mjekësore.

Turqia ka qenë pikë kryesore e tranzitit për azilkërkuesit që synojnë të kalojnë në Evropë për të filluar jetë të reja, veçanërisht ata që ikin nga lufta.

Të fundit