Flash News

Bota

Gjendet vendndodhja e avionit të rrëzuar indonezian me 62 persona në bord

Gjendet vendndodhja e avionit të rrëzuar indonezian me 62 persona

Autoritetet indoneziane deklaruan se kanë gjetur vendin, ku besojnë se avioni i pasagjerëve Boeing 737 u rrëzua ditën e djeshme në det pas ngritjes nga kryeqyteti Xhakarta.

Avioni “Sriwijaya Air” me 62 persona në bord u zhduk nga radari katër minuta pasi u nis në udhëtimin e tij për në Pontianak në provincën perëndimore Kalimantan.

Të dielën u gjurmuan sinjalet e regjistruesit të fluturimit të avionit. Ndërkohë që më shumë se 10 anije me zhytës nga marina janë në vendin e ngjarjes, shkruan BBC.

“Ne kemi zbuluar sinjale në dy pika, kjo mund të jetë kutia e zezë,” tha shefi i agjencisë së kërkimit dhe shpëtimit në Indonezi, Bagus Puruhito.

Hetuesit po analizojnë gjithashtu objekte që besojnë se janë mbetje të avionit, duke përfshirë një rrotë. Një zëdhënës i policisë së Xhakarta, Yusri Yunus, tha se dy çanta ishin marrë nga agjencia e kërkimit dhe shpëtimit.

“Çanta e parë përmbante sendet e pasagjerëve, një çantë tjetër përmbante mbetje njerëzore”, u tha ai gazetarëve, duke shtuar: Ne jemi ende duke identifikuar këto gjetje.

Përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit u pezulluan brenda natës, por rifilluan herët këtë të dielë. Katër avionë  janë vënë në gatishmëri për të ndihmuar në kërkime.

Fokusi i kërkimit është midis ishujve Laki dhe Lancang, të njohur si zinxhiri Thousand Islands, rreth 20 milje në veriperëndim të Xhakartës.

Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit  pezulluan punën gjatë natës por rifilluan herët këtë të dielën. Katër aeroplanë janë vendosur gjithashtu në gatishmëri për të ndihmuar në kërkimin.

Gjendet vendndodhja e avionit të rrëzuar indonezian me 62 persona

Gjendet vendndodhja e avionit të rrëzuar indonezian me 62 persona

Gjendet vendndodhja e avionit të rrëzuar indonezian me 62 persona

Të fundit