Flash News

Bota

Gjenerali i ushtrisë turke: Nëse Greqia përdor avionët F-35, do t’i sulmojmë me raketat ruse S-400

Gjenerali i ushtrisë turke: Nëse Greqia përdor avionët

Gjenerali i ushtrisë turke, Nexhat Eslen ka komentuar zërat se Greqia po merr avionë F-35 nga SHBA për të luftuar Turqinë. Ai tha në një intervistë se nëse Greqia mendon që t’i përdorë avionët, ata do t’i përgjigjen me raketat S-400, të blera në Rusi.

Ai shtoi se Turqia nuk ka për të hezituar lidhur me përdorimin e këtyre raketave nëse sulmohen.

"Nëse Greqia blen avionët F-35 ne do të përdorim sistemet raketore S-400 kundër tyre. E gjithë bota e di që këto avionë nuk janë të padukshëm ndaj sistemeve raketore ruse dhe ne do t’i përdorim ato pa hezitim kundër Greqisë", u shpreh Necat Eslen.

Disa ditë më parë Greqia i ka kërkuar SHBA-së të blejë 18-20 avionë të tipit F-35, në mënyrë që të mbrohet nga ndonjë sulm i mundshëm. Ndërkohë Turqia raketat S-400 i ka blerë nga Rusia pa lejen e NATO-së dhe deri tani ka kryer vetëm një testim të tyre.

Të fundit