Flash News

Bota

Gjermania anulon tregun e Krishtlindjeve, për shkak të Covid-19

Gjermania anulon tregun e Krishtlindjeve, për shkak të Covid-19
Tregu i Krishtlindjeve në Gjermani

Tregu ikonik i Krishtlindjeve në Mynih është anuluar për të dytin vit radhazi për shkak të një rritje të konsiderueshme të rasteve me Covid-19 në Gjermani.

Sipas CNN, lajmi u njoftua nga kryebashkiaku i qytetit Dieter Reiter, i cili tha se nuk i kishte mbetur asnjë zgjidhje tjetër veçse të anulonte ngjarjen popullore, e cila zakonisht tërheq rreth tre milionë njerëz në vit, ndërsa vendi përballet me shkallë rekord të infeksionit.

“Është një lajm i hidhur që kam sot për të gjithë banorët e Mynihut dhe veçanërisht për pronarët e stallave. Por situata dramatike në klinikat tona dhe shifrat në rritje eksponenciale të infeksionit nuk më lënë zgjidhje tjetër: Tregu i Krishtlindjeve në Mynih për fat të keq nuk mund të zhvillohet këtë vit”, tha Reiter në një deklaratë.

Bazuar në Marienplatz në zemër të kryeqytetit bavarez, tregu tradicional i Krishtlindjeve, i cili daton në shekullin e 14-të, ishte planifikuar të funksiononte nga 22 nëntori deri më 24 dhjetor, përpara se të rihapte më 27 dhjetor dhe të mbyllej më 9 janar.

 

Të fundit