Flash News

Bota

Gjermania bën gati artilerinë: 1.000 armë anti-tank dhe 500 raketa Stinger për Ukrainën

Gjermania bën gati artilerinë: 1.000 armë anti-tank dhe 500
Foto Ilustruese

Gjermania njoftoi pak më parë heqjen e bllokadës për të dërguar armë drejt Ukrainës.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, njoftoi me një postim në Twitter, se janë bërë gati 1.000 armë anti-tank dhe 500 raketa Stinger për t’u dërguar në ndihmë të Ukrainës.

“Pushtimi rus shënon një pikë kthese. Është detyra jonë të mbështesim Ukrainën me të mirën e aftësisë sonë për t'u mbrojtur kundër ushtrisë pushtuese të Putinit. Kjo është arsyeja pse ne po dërgojmë 1000 armë antitank dhe 500 raketa Stinger për miqtë tanë në Ukrainë”, shkruan Scholz në Twitter.

Të fundit