Flash News

Bota

Gjermania blerësi më i madh i energjisë ruse, Olaf Scholz mbron pozicionin e vendit të tij

Gjermania blerësi më i madh i energjisë ruse, Olaf Scholz mbron

Më herët sot, një grup i pavarur kërkimor zbuloi se Gjermania ishte blerësi më i madh i energjisë ruse në dy muajt e parë të luftës – duke shpenzuar rreth 9.1 miliardë euro për dërgesat e karburanteve fosile.

Kancelari Olaf Scholz ka mbrojtur pozicionin e vendit të tij, duke thënë se "është një sfidë që shumë vende evropiane, përfshirë Gjermaninë, varen nga importet e burimeve fosile nga Rusia".

Ai tha se qeveria e tij synon t'i japë fund importeve të qymyrit dhe naftës ruse këtë vit, por do të duhet më shumë kohë për të hequr qafe gazin.

Kritikët kanë akuzuar Gjermaninë se nuk ka ndërmarrë veprime mjaft të forta ndaj Rusisë. Vendi është shumë i varur nga gazi rus. I pyetur nëse ai ishte i shqetësuar se Rusia mund të ndalonte dërgimin e gazit në Gjermani, Scholz tha se "çdo ndërprerje do të kishte pasoja për situatën ekonomike".

Të fundit