Flash News

Bota

Gjermania dhe Portugalia shtrëngojnë masat në prag të festave

Gjermania dhe Portugalia shtrëngojnë masat në prag të

Evropa po përballet me një rritje të rasteve me COVID-19  pas shfaqjes së variantit të ri Omicron, i zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut. Disa vende kanë shtrënguar masat në prag të festave të fundvitit për të shmangur një përhapje të mëtejshme të pandemisë.

Gjermania do të kufizojë tubimet private në 10 persona dhe do të mbyllë klubet e natës përpara vitit të ri pasi vendi po përballet me një "valë të pestë masive" të COVID-19 për shkak të Omicron.

Ngjarjet e mëdha si ndeshjet e futbollit do të zhvillohen pa tifozë si pjesë e kufizimeve të reja që do të hyjnë në fuqi më 28 dhjetor. Kushdo që udhëton nga Mbretëria e Bashkuar në Gjermani duhet të paraqesë një test negativ PCR jo më të vjetër se 48 orë dhe të hyjë në një karantinë të detyrueshme për 14 ditë, pavarësisht nga statusi i tyre i vaksinimit.

Gjermania gjithashtu i konsideron Francën dhe Danimarkën "zona me rrezik të lartë", që do të thotë se ata që nuk janë vaksinuar ose shëruar nga virusi duhet të karantinohen për 10 ditë pas hyrjes në vend.

Edhe Portugalia njoftoi kufizime të reja gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Puna nga shtëpia do të bëhet e detyrueshme dhe baret dhe klubet e natës do të mbyllen duke nisur nga dita e shtunë

Njerëzit do të duhet të testohen para se hyjnë në kinema, teatro, ngjarje sportive, dasma dhe pagëzime të paktën deri më 9 janar. Ata duhet të kenë testin PCR negativ dhe për të hyrë në restorante. Këto masa vijnë pavarësisht shkallës së lartë të vaksinimit të Portugalisë, me rreth 86% të popullsisë së saj të vaksinuar plotësisht kundër virusit.

Të fundit