Flash News

Bota

Gjermania drejt legalizimit të kanabisit, si pritet të procedohet

Gjermania drejt legalizimit të kanabisit, si pritet të procedohet

Gjermania i ka hapur rrugë legalizimit të blerjes dhe posedimit të sasive të vogla të marihuanës për përdorim rekreativ, por edhe për prodhim.

“Qeveria federale sot u pajtua për pikat kyçe sa i përket shpërndarjes së kontrolluar të kanabisit për të rriturit, për përdorim rekreativ”, tha ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, sipas Rel.

Ministri shtoi se furnizimi dhe përdorimi i kanabisit do të kontrollohet nga shteti. Sipas këtij propozimi, personat mbi 18 vjeç do të lejohen të posedojnë “20 deri në 30 gramë” kanabis të tharë, që duhet të shitet në dyqanet e autorizuara dhe farmacitë.

Gjermania po ashtu do të lejojë prodhimin e kanabisit, por bizneset duhet të marrin leje për këtë, ndërsa qytetarët do të lejohen që të rrisin tri bimë kanabisi për përdorim vetjak.

Sipas propozimit, nuk do të lejohen reklamat për kanabis, ndërkaq paketimi i produkteve të kanabisit duhet të jetë “neutral”.

 

Të fundit