Flash News

Bota

Gjermania e bën të qartë: S’ka integrim të Serbisë në BE pa njohur Kosovën

Gjermania e bën të qartë: S’ka integrim të

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa e njohur Kosovën si shtet.

Në një intervistë për gazetën serbe ‘Nova’, Sarrazin u shpreh se hyrja e Serbisë në familjet evropiane është e pamundur edhe pa lirinë e medias dhe demokracinë.

“Ne, nga Gjermania, kemi pasur gjithmonë qëndrim shumë të qartë për këtë çështje – para përfundimit të procesit të normalizimit të marrëdhënieve, kur Serbia të vendosë për anëtarësim në BE, njohja e Kosovës do të jetë pjesë e procesit”, tha Sarrazin.

Sarrazin deklaroi se BE-ja është udhëheqësja e negociatave mes Beogradit dhe Prishtinës dhe është e domosdoshme që palët të arrijnë një marrëveshje mes tyre.

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se më 20 janar përfaqësuesi i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të udhëheqë vizitën e diplomatëve të huaj evropianë dhe amerikanë në Prishtinë dhe Beograd.

Të fundit