Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Gjermania e prerë me Serbinë: Vuçiç ka bërë shumë pak, po minon demokracinë

DW: Zoti Schmid, Gjermania është në krizë, qeveria federale është në krizë, partia në pushtet është në krizë. Kongresi i SPD-së ndiqet me vëmendje edhe jashtë vendit, veçanërisht për shkak të frikës se edhe Gjermania mund të hyjë në një fazë të destabilitetit politik. Përshtypja juaj pas fjalimit të Olaf Scholz: a është partia e bashkuar, a besoni se qeveria federale do të mbijetojë me gjithë mosmarrëveshjet mes partnerëve të koalicionit?
Nils Schmid: Olaf Scholz mbajti një fjalim shumë të mirë. Më mirë se sa pritej. Ai tregoi se është një socialdemokrat i vërtetë, ai arriti të bindë si audiencën ashtu edhe delegatët tanë të partisë se është kancelari i duhur për këto kohë të vështira. Por jo gjithçka varet vetëm nga SPD. Ne kemi nevojë edhe për vullnetin politik të partnerëve tanë të koalicionit për të arritur një kompromis për buxhetin e vitit të ardhshëm. Jam i bindur se është e mundur.
Pse jeni të bindur për këtë?
Jemi të rrethuar nga sfida të shumta ndërkombëtare. Ne duhet të sigurojmë burime të forta financiare për t'i përballuar ato. Për shembull, vazhdimi i ndihmës sonë ushtarake dhe financiare për Ukrainën është gjithashtu një pjesë integrale e buxhetit të ri.
Dhe a do të mbijetojë qeveria federale? Çfarë sinjali u dërgon SPD nga ky kongres partnerëve europianë?
Sigurisht që do ta mbijetojë. Nuk është hera e parë që në Gjermani ka polemika brenda koalicionit qeverisës për buxhetet apo prioritetet, por historia tregon se qeveritë gjermane udhëheqin një politikë solide dhe kujdesen për interesat e brezave të ardhshëm. Nuk ka asnjë arsye për t'u shqetësuar për këtë.
Në fjalën e tij, Olaf Scholz përsëriti se Gjermania është e vendosur të qëndrojë me Izraelin. A ju duket se Gjermania është e izoluar nga agjenda ndërkombëtare për shkak të mbështetjes së saj për Izraelin? Gjermania, ndryshe nga disa partnerë të tjerë, nuk përcaktoi asnjë vijë të kuqe në lidhje me qeverinë e Netanyahut, Berlini nuk tha se deri ku mund të shkojë Netanyahu në aksionin ushtarak në Gaza në përpjekje për të shkatërruar Hamasin, operacion në të cilin vdesin edhe mijëra civilë?
Para së gjithash, Gjermania nuk është aspak e izoluar. Ne e mbështesim Izraelin sepse duam që Izraeli të jetë një strehë e sigurt për hebrenjtë. Në të njëjtën kohë, Gjermania është donatori më i madh i ndihmës për palestinezët, veçanërisht kur bëhet fjalë për ndihmën humanitare dhe ndihmën për civilët. Prej vitesh ne kemi mbështetur një zgjidhje që parashikon dy shtete të pavarura, krah për krah. Dhe mund të shihni përpjekjet e mëdha diplomatike të kancelarit dhe anëtarëve të qeverisë së tij për të zgjidhur këtë krizë, ata nuk po udhëtojnë vetëm në Izrael, por edhe në vendet arabe...
…ndërkohë që po vazhdojnë vuajtjet dhe vrasjet e civilëve në Gazë…
Jemi të vetëdijshëm për problemet në Gaza, kancelari theksoi se është e nevojshme që Izraeli t'i përmbahet në masë më të madhe të drejtës ndërkombëtare humanitare. Ai e tha këtë në fjalimin e tij në kongresin e SPD-së, si dhe foli edhe për vuajtjet e civilëve palestinezë. Ne kemi ndjeshmëri me vuajtjet e popullit palestinez, por edhe mbështesim plotësisht Izraelin në luftën e tij kundër Hamasit.
Përshkallëzimi i dhunës në Lindjen e Mesme hodhi nën hije luftën në Ukrainë. Ndërsa presidenti ukrainas Zelensky tha së fundmi se Rusia po përgatit de fakto një luftë të re në Ballkan. A është i mundur shpërthimi i një krize të re në Evropë?
Ka shumë destabilitet në zonën e Ballkanit Perëndimor. Në Bosnjë-Hercegovinë shohim tensione, ka tensione mes Serbisë dhe Kosovës, ato janë shtuar kohët e fundit. Që nga dita e parë pas marrjes së detyrës, kancelari Scholz u përfshi personalisht në procesin e stabilizimit dhe perspektivave evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne po vazhdojmë përpjekjet tona diplomatike për uljen e këtyre tensioneve, veçanërisht ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. I ftuar në kongresin tonë të partisë edhe Albin Kurti. E vetmja rrugëdalje nga këto konflikte është një perspektivë e qartë evropiane.
Të kthehemi tek ajo që tha Zelenski: sa real është rreziku i një lufte të re në Ballkan? Dhe çfarë mund të bëjë qeveria federale gjermane, e cila vetë përballet me shumë sfida në vend, konkretisht në drejtim të stabilizimit të rajonit?
Rusia ka nxitur trazira në Ballkanin Perëndimor për disa vite, kryesisht duke mbështetur Aleksandar Vuçiqin dhe Milorad Dodikun. Ne kemi frikë se Rusia mund të vazhdojë të përpiqet të nxisë trazira dhe të nxisë tension. Kjo është pikërisht arsyeja pse është shumë e rëndësishme t'i ofrohet Serbisë, si dhe Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës, një perspektivë e qartë për anëtarësim të plotë në BE. Në Kosovë kemi një qeveri që ndjek me vendosmëri kursin pro-evropian, në Serbi, për fat të keq, kemi një kryetar shteti që ka vite që udhëheq politikën e mashtrimit. Do të shohim se si do të duken rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, pra nëse do të forcojnë forcat pro-evropiane në Serbi. Me dhënien e statusit kandidat të Bosnjë-Hercegovinës, ne ofruam një perspektivë të qartë, negociatat do të hapen pas plotësimit të parakushteve specifike. Kjo është oferta jonë: prosperitet përmes bashkëpunimit. Dhe jo tensione përmes nacionalizmit. Shpresoj, në fakt jam i bindur, që qytetarët e Ballkanit Perëndimor duan të ecin pikërisht në këtë rrugë. Me disa krerë shtetesh, ne jemi skeptikë për këtë. Sidomos me zotin Vuçiq. Dhe kjo është arsyeja pse ne po punojmë në të fokusuar për të forcuar ato forca që qëndrojnë për perspektivën evropiane.
Çfarë pret qeveria gjermane nga Vuçiç pas zgjedhjeve?
Nuk mjafton që një vend të jetë vetëm stabil. Është thelbësore që mediat të jenë të lira në Serbi, që shteti i së drejtës të rivendoset, që demokracia të jetojë vërtet në praktikë. Në fushatën zgjedhore pamë metoda jashtëzakonisht të pandershme të përdorura nga qeveria dhe mediat qeveritare. Opozita demokratike dhe pro-evropiane në fushatën parazgjedhore nuk kishte të njëjtat kushte si partia në pushtet. Kjo është një goditje e rëndë për Serbinë në rrugën e saj drejt BE-së. Nuk mjaftojnë fjalët, të rëndësishme janë vetëm veprimet. Dhe kur bëhet fjalë për punët konkrete, Vuçiç thjesht ka bërë shumë pak vitet e fundit. Në vend të kësaj, ai vazhdoi të minojë demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Shpresojmë se në zgjedhjet në Serbi do të forcohen subjektet pro-evropiane, demokratike./ DW
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19