Flash News

Bota

Gjermania me strategji të re të industrisë së mbrojtjes

Gjermania me strategji të re të industrisë së mbrojtjes

Qeveria gjermane do të publikojë strategjinë e saj të re të industrisë së mbrojtjes, e cila synon të përshpejtojë prodhimin e armëve deri në fund të vitit, ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

Gjermania, mbështetësi më i madh i Ukrainës në Evropë, u zotua të përmirësojë ushtrinë e saj dhe të forcojë mbrojtjen si pjesë e një ndryshimi politikash, shkruan Reuters.

“Për një kohë të gjatë, shteti e ka parë veten më shumë si një rregullator sesa si një partner i industrisë së mbrojtjes”, tha Pistorius në ceremoninë e hapjes së një vendi të ri të prodhimit të raketave në Schrobenhausen.

Të fundit