Flash News

Bota

Gjermania ndryshon qasje, do të dërgojë tanke kundërajrore në Ukrainë

Gjermania ndryshon qasje, do të dërgojë tanke kundërajrore

Qeveria gjermane konfirmoi të martën se do të miratojë dërgimin e tankeve kundërajrore "Gepard" në Ukrainë.

Ministrja gjermane e mbrojtjes Christina Lambrecht e njoftoi këtë veprim në bazën ajrore Ramstein në Gjermani, që vjen në fillim të një konference të mbrojtjes të organizuar nga SHBA për Ukrainën.

Sistemi kundërajror "Gepard" është zhvilluar në vitet 1960-1970, por është përmirësuar disa herë me elektronikën më të fundit.

Lambrecht tha gjithashtu se Berlini po punonte për të trajnuar ushtarët ukrainas në tokën gjermane. "Ne po punojmë së bashku me miqtë tanë amerikanë në trajnimin e trupave ukrainase në sistemet e artilerisë në tokën gjermane," tha ministri.

Në javët e fundit, qeveria e kancelarit Olaf Scholz është vënë nën presion në rritje për refuzimin e dërgimit të armëve të rënda në Ukrainë.  

Të fundit