Flash News

Bota

Gjermania ndryshon rregullat e karantinës për udhëtarët nga këto 5 shtete

Gjermania ndryshon rregullat e karantinës për udhëtarët nga

Gjermania ka hequr karantinën për udhëtarët që vijnë nga shtetet e goditura rëndë nga variantet e reja të Covid-19, kryesisht nga Delta.

Qytetarët e vaksinuar nga Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, Rusia, India dhe Nepali, duke nisur nga nesër nuk do karantinohen kur të shkojnë në Gjermani.

Ndërsa personave që nuk janë vaksinuar do t'u kërkohet karantinë deri në 10 ditë, por kanë mundësi që në ditën e pestë të tregojnë një test negativ të Covid-19, raporton BBC.

Lehtësimi i kufizimeve në Gjermani erdhi disa orë pasi kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson konfirmoi se Britania do të heqë të gjitha masat anti-Covid duke nisur nga 19 korrik.

Të fundit